Lojtarët e kombëtares festojnë në sheshin “Nënë Tereza”
12/10/2015 00:00
Lojtarët e kombëtares shqiptare, pak orë pasi kanë mbërritur në Tiranë nga Armenia, i janë bashkuar festimeve në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit.
Në skenën e improvizuar “Digitalb Arena”, lojtarët bashkë me trajnerin Gianni de Biasi i janë bashkuar thirrjeve të tifozëve “Oh sa mirë me qenë shqiptar”, etj.
Më pas, në shesh janë kënduar edhe këngët “Kuqezi”, “Xhamadani vija vija” e të tjera këngë patriotike tradicionale shqiptare.
Top Channel