Jenna Dewan-Tatum poston fotot nudo të bëra nga i shoqi

10/10/2015 00:00

Jenna Dewan-Tatum e ka marrë tashë vlerësimin e bashkëshortit të saj, yllit Channing Tatum. Aktorja 34-vjeçare i dhuroi atij dhe 1.8 milionë fansave të tyre në rrjetet sociale diçka për tu admiruar.

Ajo ka postuar foto të bëra nga vetë Channing, për Throwback Thursday. Në këto dy foto ajo shfaqet shumë natyrale, pa tualet duke treguar dhe supet e zbuluara.

Channing, i cili ka një vajzë 2-vjeçare me Jenna, Everly, nuk rresht së foluri për historinë 6-vjeçare të dashurisë së tyre. “Të kesh një familje dhe një vajzë të vogël, i bën gjërat shumë të qarta. Ne jemi një mbështetje e mirë për njëri-tjetrin. Ne ndihmojmë njër-tjetrin të rritemi dhe të bëhemi më të mirë. Nuk besoj se do e bëja ndryshe diçka të tillë, pa të”, tha 35-vjeçari për Jenna, të cilën e ka njohur në 2006 në Step Up.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel