George Clooney ndryshon kurs: Nuk po ndjek më një karrierë, do të bëj gjëra që i konsideroj më kuptimplote
Ai është i njohur për personalitetin e tij karizmatik, por jeta nuk ka qenë aq e bukur për Robbie Williams. Ditën e martë, këngëtari britanik ka folur për të shkuarën e tij të zhurmshme në një konferencë për shtyp.
Ai ka folur hapur për betejën e tij me drogën dhe sëmundjen mendore, duke thënë: “Në vitin 2006, unë u nisa për një turne botëror dhe përfundova në një qendër rehabilitimi, duke menduar se ai ishte fundi im”.
Në konferencën e dhënë, ai gjithashtu ka treguar se sa shumë e vështirë ishte për të, që të rikthente besimin në vetvete në mënyrë që të bëhej edhe njëherë ylli që kishte qenë para se të largohej nga skena.
“Dalëngadalë arrita aty ku doja dhe tashmë jam në kulmin e suksesit”, ka shtuar këngëtari.
Top Channel