Duket se muzika është traditë familjare në familjen Sata. Pas vëllait të saj, kantautorit Vlashent, sopranoja kolorature Roksi Sata ka ardhur nga Franca, për t’u paraqitur përballë publikut shqiptar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një recital që përmbajti perlat e repertorit të zhanrit të saj, shoqëruar në piano nga Ingrid Pulizo dhe të ftuar.

“Kam filluar atje kanton pas violinçelit. Rastësisht, një piktor që më dëgjoi duke bërë vokalisten, e më pas mua m’u propozua koncerti i parë, të cilin e pata brenda 3 javësh. E kështu filluan eksperiencat dalëngadalë”, thotë Roksi Sata, soprano kolorature.

E angazhuar në Lille të Francës në festivale të ndryshme dhe opera, projekti i ardhshëm i saj në Shqipëri do të jetë një bashkëpunim i veçantë.

“Projektet e ardhshme janë muzika operistike, gjithashtu edhe ndërthurja e zhanreve dhe stileve, por gjithçka mbetet surprizë”, thotë sopranoja Roksi Sata.

Top Channel