“Moda e do Parisin”, kjo është edhe logoja e javës botërore të modës, që po zhvillohet në kryeqytetin francez.

Gazetarë, aktorë, këngëtarë, biznesmenë, apo thjesht njerëz të apasionuar me modën, janë mbledhur bashkë pikërisht në zemrën e trendeve më të reja të kësaj fushe. Madje edhe kulla “Eiffel” është veshur me ngjyra.

Dritat e kullës do të ndizen çdo mbrëmje deri në mbarim të javës së modës në datën 7 tetor. Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e cila ishte veshur me një pallto “Dior”, u shpreh: “Parisi i mbështet të gjithë stilistët në botën e modës. Ky është një sektor i mrekullueshëm që punëson shumë njerëz dhe sigurisht që i bën ata te ëndërrojnë”.

Stilistët më me emër dhe shtëpitë më të mëdha të modës, kanë nisur nga prezantimi i koleksioneve të tyre më të fundit, duke orientuar kështu edhe trendet, të cilat do na shoqërojnë gjatë vitit 2015-2016. Chloe ka zgjedhur që të gërshetojë stilin sportiv me atë shik.

Rihanna ka surprizuar me lookun e saj , ku dominonte ngjyra rozë. Por sigurisht nuk mund të mungonte edhe një selfie të yllit të pop-it që e ka ndarë me fansat e saj live nga java e modës në Paris.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA