Lady Gaga merr titullin “Gruaja e vitit”

01/10/2015 00:00

Këngëtarja e hitit “Born This Way” është vlerësuar për arritjet e saj në muzikë dhe për kontributin e dhënë në këtë industri, duke u vlerësuar si “Gruaja e vitit” nga “Billboard”.

Këngëtarja ka përdorur rrjetin social “Twitter”, në të cilin ka shkruar: “Nuk mund ta besoj që “Billboard” më ka cilësuar si “Gruaja e Vitit”, faleminderit shumë. Ju jam shumë mirënjohëse”.

Gaga ka shitur mbi 28 milionë kopje albumesh dhe ka fituar 6 çmime “Grammy”, por gjatë vitit 2015 ajo i ka kushtuar më shumë kohë profesionit të saj si aktore për filmin “American Horror Story: Hotel”.

Projekte të tjera të rëndësishme të yllit këtë vit kanë qenë publikimi i duetit “Anything Goes” me Tony Bennett dhe dyshja gjithashtu ka përfunduar turneun në Amerikën Veriore dhe Europë, një turne që përmbante 36 koncerte.

Lady Gaga gjithashtu pritet të publikojë albumin e saj të pestë vitin e ardhshëm.

Liz Gateley, e cila do të drejtojë ne ekran çmimet e “Billboard” në muajin dhjetor, është shprehur: “Lady Gaga është një artiste e jashtëzakonshme, simboli i forcës dhe i kurajës. Ne jemi te lumtur që ta vlerësojmë këtë artiste ashtu siç ajo e meriton”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel