Nicki Minaj do të shfaqet në një serial komik amerikan

30/09/2015 17:30

Nicki Minaj ka treguar se ndihet shumë krenare pasi së fundmi ka firmosur një kontratë dhe do të shfaqet në një serial të ri komik në rrjetin “ABC”, ku do të tregojë rreth familjes së saj nga Trinidadi që emigroi në Nju Jork.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila ka studiuar aktrim, por që vendosi të fokusohet më tepër në industrinë e muzikës, ka thënë: “Kjo është një nga aventurat më të veçanta që mund të kem ndërmarrë. Nuk mund të isha më krenare dhe më e emocionuar se sa t’i bashkohem një grupi të mrekullueshëm për t’i sjellë botës diçka vërtet speciale”.

Ky serial, për të cilin akoma nuk është vendosur një titull, do të xhirohet në vendlindjen e saj në fund të këtij viti.

Top Channel