Festa në shtëpinë e Jason Derulo degjeneron në dhunë

30/09/2015 00:00

Jason Derulo është “vizituar” nga policia tre herë dy ditë më parë si pasojë e disa ankesave të bëra ndaj tij.

Këngëtari i hitit “Talk Dirty” ka ftuar qindra miq në shtëpinë tij për një festë por kjo gjë ka shqetësuar fshqinjët pasi rreth 200 makina ishin parkuar në rrugë, duke krijuar trafik dhe një zhurmë të patolerueshme.

Sipas “TMZ”, policia është paraqitur menjëherë në shtëpinë e Jason duke urdhëruar që të ulej volumi por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe si pasojë policia është rikthyer përsëri në shtëpi duke akuzuar Jason për zhurmën e lartë.

Por pasi u zgjidh ky problem, policia është shfaqur për herë të tretë, duke qenë se një sherr i madh ka ndodhur jashtë shtëpisë së këngëtarit, mes personave që ishin të ftuar në festë.

Top Channel