Spektakli i qiellit në Kosta Rika

19/09/2015 00:00

Në ditën e Pavarësisë, qielli mbi pjesën më të madhe të qyteteve të Kosta Rikës ofroi një spektakël të vërtetë.

Retë u ngjyrosën me ngjyrat e ylberit në një fenoment, që studiuesit e shpjegojnë lehtësisht.

“Bëhet fjalë për një iluzion optik që i faturohet këndit dhe pozicionit nga shihen retë. Drita e diellit relfektohet në bulëzat e ujit që ndodhen në formën e avujve në qiell dhe krijojnë këtë efekt, siç ndodh me ylberin”, thotë Eladio Solana, meteorolog.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel