Smartphone-i i ardhshëm i Samsung mund të ketë një ekran që hapet si libër, dhe parashikohet të prezantohet në janar të 2016. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit SamMobile, e cila ka burime të fuqishme nga kompania koreanojugore.

Kjo pajisje mund të prezantohet në dy modele të njëjtë, vetëm me procesor dhe fuqi të ndryshme. Sipas këtyre zërave ky smartphone nuk do të jetë një Galaxy S7, pra, përditësim i gamës së saj Galaxy. Ai do të jetë fillimisht i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut, e njëjta strategji që është përdorur më herët nga kolosi i hi-tech.

Një pajisje me një ekran si libër, do të jetë i pari i këtij lloji, dhe i jep mundësi Samsung të konkurrojë me iPad Pro të Apple, i adoptuar me një laps elektronik. Samsung ka qënë pioneri i kësaj të fundit.

Top Channel