Microsoft do të zhvillojë një event në New York më 6 tetor, për pajisjet që punojnë me sistemin operativ Windows 10. Ky event do të jetë për pajisjet e fundit që sipas thashethemeve mund të quhen Lumia 950 dhe Lumia 950 XL.

Gjithashtu, pritet të prezantohet edhe tableti i ri Surface Pro 4, që gjithnjë sipas zërave, do të jetë më i madh, më i lehtë dhe më i hollë. Pritet që të publikohet edhe një brezi i dytë i byzylykëve Microsoft Band.

Eventi zhvillohet afërsisht një muaj pas asaj të Apple, ku u prezantua iPhone i ri dhe tbleti iPad pro. Microsoft ka dërguar një ftesë ku paralajmëron se pajisjet e reja emocionuese me Windows 10, do të kenë një dhuratë për përdoruesit.

Top Channel