Kolorado, të ardhura në “stratosferë” nga legalizimi i marijuanës

16/09/2015 22:00

Taksat nga shitja e marijuanës në Kolorado kanë sjellë aq shumë fitime gjatë vitit të kaluar, saqë shteti në fjalë shpalli të mërkurën ditën e narkotikëve pa taksa.

Paratë e mbledhura nga taksat mbi shitjen e marijuanës kanë arritur në 70 milionë dollarë, shumë më tepër nga parashikimi prej 40 milionë.

Shitësit e lëndës narkotike shpresojnë për një vërshim të klientëve në dyqanet e tyre ditën kur ajo do të shitet pa taksa.

Kolorado u bë shteti i parë në Shtetet e Bashkuara që legalizoi kanabisin, pasi u aprovua me votë në vitin 2012.

Kursimi që do të arrihet të mërkurën (me orën lokale) pritet të jetë 20 dollarë për çdo 28 gramë marijuanë, që kushton 200 dollarë.

Ndërkohë, taksat edhe këtë ditë do të vazhdojnë të aplikohen për marijuanën mjekësore.

Heqja e taksave për këtë ditë të vetme mund t’i kushtojë shtetit të Kolorados deri në 4 milionë dollarë të ardhura.

Top Channel