Papa:Nuk kam patur kaq shumë miq

15/09/2015 16:35

“Nuk kam patur ndonjëherë kaq shumë miq sa tani. Të gjithë duan të jenë miq të Papes; problemi është se ndihem i përdorur nga këta të ashtuquajtur `shokë` që u shfaqën kaq papritur”.

Me këtë pohim kaq të sinqertë, bërë gjatë një interviste telefonike për radion argjentinase “Milenium”, Papa Françesku preku anën personale të Papatit të tij, duke rrëfyer se njerëz që nuk i ka takuar veçse një apo dy herë në jetë, tani prezantohen si miq të ngushtë të tij.

“E përdorin emrin tim për ndonjë përfitim personal, megjithatë është një përvojë të cilën mbase e kalojnë të gjithë. Miqësia është diçka e shenjtë. Bibla vetë thotë të kemi nje apo e shumta dy miq”, mbyll idenë e tij Papa Françesku.

Top Channel