Facebook do të bashkëpunojë me qeverinë gjermane për të hequr fjalët urryese apo ksenofobike online, pasi ministri i Drejtësisë i Gjermanisë i kërkoi një gjë të tillë për fjalimet raciste kundër refugjatëve.

Sipas Wall Street Journal, Facebook do të bashkëpunojë me ministrinë gjermane të Drejtësisë, shërbimet e internetit, dhe rrjete të tjera sociale për të krijuar një task force për të gjetur dhe për të hequr përmbajtjet me urrejtje sa më shpejtë.

Facebook gjithashtu ka marrë përsipër të ndihmojë organizatat që gjurmojnë fjalimet raciste në internet, edhe pse kompania ka thënë se nuk do të ndryshojë rregullat e saj të privatësisë mbi atë se çfarë konsiderohet ofenduese.

Muajin e kaluar, ministri gjerman i Drejtësisë, Haike Maas i kërkoi Facebook të merrte masa ndaj fjalimeve raciste ndaj refugjatëve, në një kohë që vendi po përballej me protesta kundër tyre.

Top Channel