“Tera- Wifi”, sistemi i ri komunikimit wireless 100 herë më i shpejtë se ai aktuali, do të bëhet shumë shpejt realitet. Grupi i krijuesve i drejtuar nga Daniel Mittleman, ka publikuar në Natyre Photonics krijimin e pajisjes së parë, e aftë të transmetojë të dhëna me këtë teknologji.

Prej vitesh ka nisur gara për zhvillimin e një teknologjie të re wifi, shumë herë më e fuqishme se ajo aktuale, dhe që bazohet në valë me frekuenca më të larta se të tanishmet, në seksionin e Teraherz.

Sipas kërkuesve, këto valë do të transmetonin 100 herë më shpejtë të dhënat krahasuar me wifi klasik, bazuar në mikrovalë. Por megjithatë nuk ka ende një pajisje fizike që do të transmetonte këto frekuenca të larta.

Por tashmë një pajisje e tillë vjen nga shkencëtarët në SHBA, që për herë të parë kanë ndërtuar një “ndarës” të të dhënve të transmetuara me këto frekuenca të larta. Teknikisht bëhet fjalë për një multiplexer, një pajisje thelbësore që për shembull transporton sinjalin për mijëra telefona nga një fibër e vetme optike.

Top Channel