Jeni të mërzitur nga telefoni juaj Galaxy, Nexus apo Droid? Ekspertët e Yahoo Tech japin disa këshilla se si të ndryshojmë pamjen e tyre, falas. Në Androdi, ekrani kryesor dhe aplikacionet janë brenda një aplikacioni të vetëm.

Nëse dëshironit të transformoni mënyrën se si shfaqen mjafton të shkoni në Google Play Store dhe të kërkoni “home replacement” ose “app launcher”, dhe ta shkarkoni.

Sigurisht që Apple nuk i lejon këtë lloj aplikacionesh për iOS. Kështu që, përdoruesit e telefonave Android do të ndihen të kënaqur me ndryshimin e ekranit dhe menusë, kundrejt miqve të tyre që kanë iPhone.

Top Channel