Porositë për telefonat iPhone të rinj kanë qenë aq të mëdha, sa Apple është duke pritur që të thyejë rekordin e vitit të kaluar, ku shiti mbi 10 milionë telefona gjatë fundjavës së parë.

Porositë për iPhone 6S dhe 6S Plus filluan të shtunën, ndërsa ky model ka më shumë memorie dhe proçesor më të shpejtë, bashkë edhe me kamerën 12 megapiksel.

Telefoni iPhone vazhdon të jenë produkti kryesor i kompanisë Apple, duke qenë edhe produkti që gjeneron më së shumti fitime.

Të dhënat e fundit tregojnë se iPhone është duke u rritur shumë përballë rivalit Android. Gjatë vitit të kaluar, shitjet për telefonët iPhone u rritën me 16%, ndërsa ato të Android vetëm me 10%.

Top Channel