Sfida mes Facebook dhe Periscope kundrejt videove live bëhet më e fortë. Rrjeti social i Mark Zuckerberg ka vendosur të zgjerojë përdorimin e platformës së saj “live”, ajo e transmetimit të filmimeve për gazetarë, politikanë dhe personazhe të tjerë publike. Pra, për të gjithë ata që kanë një profil të verifikuar.

Aktorë, këngëtarë, atletë, dhe personazhe të tjerë publikë mund të transmetojnë video të xhiruara “live” me smartphone-in e tyre që prej një muaji, pra, që kur Facebook shtoi funksionin “Live” në aplikacionin “Mentions”.

Por nëse deri më sot ky shërbim ofrohej për personazhet publike të  VIP-ave, tashmë do të jetë për të gjithë ata që kanë një profil të verifikuar. Pjesa më e madhe e 1 miliardë e gjysëm përdoruesve të Facebook mund të shohin videot e personazheve, por pa i kaluar në telefonin e tyre. Në këtë përmasë elitare “Live” diferencohet nga Meerkat dhe Periscope i Twitter.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë  me jetëgjatësinë e videos në rrjet. Me “Live” pas përfundimit të transmetimit të videos, ajo publikohet në Facebook dhe nuk zhduket, siç ndodh menjëherë në Meerkat, apo pas 24 orësh në Periscope. Fansat dhe ndjekësit kështu mund të shpërndajnë videon me njëri tjetrin, duke rritur edhe numrin e tyre.

Top Channel