Quhet Duer dhe është përgjigjia kineze ndaj Siri-t të Apple, Cortana-s së Microsoft dhe Google Now të Google. Asistenti zanor është prezantuar nga Baidu, kolosi i kërkimit online i mbiquajtur edhe “Google i Kinës”.

Ajo do të merret me aplikacionet e shoqërisë dedikuar kërkimit online, që është instaluar në miliona smartphone Android në vendin lindor. E bazuar në inteligjencën artificiale, Duer do të bëjë gjëra të ndryshme, që nga porositja e ushqimit deri tek prenotimi i një taksie.

Objektivi i kompanisë është të vendosë Duer dhe në aplikacionet e tjera të saj, duke nisur që nga Hartat, madje dhe në shtëpi, për të kontrolluar pajisjet elektro-shtëpiake. Asisteni zanor do të jetë dhe në makinat me drejtim autonom të BMW, një projekt që Baidu po bashkëpunon dhe që mund të funksionojë që nga fundi i këtij viti.

Top Channel