Aksident në superstradën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, plagosen dy persona Në Lushnje, inspektorët tatimorë, ashtu siç kishin paralajmëruar disa ditë më parë po kryejnë kontrolle në çdo biznes. Në fokus të aksionit të tyre kryesisht ka qenë lëshimi i kuponit tatimor.
Në bizneset në qendër të qytetit inspektorët kanë sekuestruar një sasi produktesh, kryesisht cigare dhe pije freskuese, pasi pronari i subjektit tregtar nuk dispononte faturën e origjinës së tyre.
Për shkak të kontrolleve nga inspektoriati i Drejtorisë së Tatim Taksave në qarkun Fier, në Lushnje janë mbyllur rreth 100 biznese vetëm në Karbunarë. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë të regjsitruar pranë QKR-së.
Në këtë të fundit vazhdon ndërkohë fluksi për regjistrim. Sipas të dhënave, vetëm në javën e parë të muajit shtator rezulton të kenë kryer procedurat e regjistrimit rreth 180 biznese.
Top Channel