Foto/ U nda nga ish-piloti i njohur i MotoGP për t’u lidhur me balerinën shqiptare, këngëtarja italiane ‘tërbon’ rrjetin me puthjet në trup
Adele ka refuzuar të publikojë një këngë për të cilën kishte punuar me Sian për albumin e saj. Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep” ka bashkuar fuqitë me këngëtaren e “Chandelier” për një këngë të titulluar “Alive”, këngë e cila do të ishte pjesë e albumit të tretë të Adele, por duket se Adele e ka refuzuar.
Sia ka thënë: “Flet për jetën e saj, kështu që tani do më duhet ta këndoj këngën parë nga perspektiva e saj”.
39-vjeçarja është shprehur se shumë këngë të albumit të saj “This Is Acting” ishin shkruar për artistë të tjerë, por për një arsye ose tjetrën janë refuzuar.
“Këto këngë i kam bërë për artistë të tjerë, por janë refuzuar. Pavarësisht kësaj, mua më pëlqejnë dhe do i mbaj për vete”, ka shtuar ajo.
Sia tashmë po përgatitet ta këndojë këngën “Alive” e vetme për albumin e saj të shtatë.
Top Channel