Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Rreth 80 punonjës së Tatimeve të Vlorës, të mbështetura nga policia, kanë dalë sot në terren për evidentimin e mungesave në biznese, si dhe ndëshkimin e tyre për mospajisje me kasa fiskale si dhe deklarimin e mallit.
Në mbështetje të tatimorëve ka qenë edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe inspektorët e ISHP-së, të cilët u janë bashkuar grupeve për kontrollin në terren. Drejtoresha e Tatimeve të Vlorës, Pranvera Resulaj është shprehur se ky aksion i cili nisi sot do të vazhdojë pa ndërprerje deri në ndërgjegjësimin e çdo biznesi për pajisjen me kasa fiskale dhe dhënien e kuponit tatimor.
Dhe për çdo biznes i cili i shmanget këtyre detyrimeve do të ketë dhe konfiskime të mallit. Ky aksion ka nisur me sekuestrimin e mallrave të disa subjekteve të cilat prej kohësh i shmangeshin detyrimeve tatimore. Prej një muaji në Vlorë janë regjistruar më shumë se një mijë subjekte të reja si dhe janë shtuar radhët për marrjen e kasave.
Po ashtu, rrethi i Vlorës aktualisht ka të regjistruara 6200 subjekte gjithsej dhe pritet një rritje në ditët në vijim.
Top Channel