Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrjen lajmëroi nisjen e penaliteteve për të gjitha bizneset që kryejnë aktivitet të paligjshëm, ndërsa deklaroi se qeveria është në gjendje lufte më skllavërinë, siç e quan ai punësimin në të zezë.
“Punëtorë në të zezë mund të ketë, por nëse do identifikohen do të jetë e zeza e atyre që i mbajnë në të zezë”, tha Rama.
Ankesës së biznesit se gjobat e parashikuara nga qeveria janë të larta, kryeministri iu përgjigj duke thenë se për të luftuar shkallën e lartë të informalitetit në ekonomi nevojiten masa radikale.
“5 milionë lekë të vjetra do të paguajë çdo pikë fundore e shitjes me pakicë që kapet pa dhënë kuponin tatimor. 100 milionë lekë të vjetra do të paguajë çdo burim. Pra, për çdo inventar që rezulton i trukuar janë 100 mijë dollarë dhe është vetëm njëherë kjo mundësi, herën e dytë gjeni avokatin”, paralajmëroi Rama.
Kryeministri paralajmëroi bizneset e mëdha që në masën 70 për qind operojnë me kasë fiskale se kanë kohë deri në muajin mars për të nisur aktivitetin e tyre konform ligjit, duke lëshuar faturë tatimore.
“Vetëm 10 për qind me kasë fiskale deri më 31 mars 2016 dhe pas kësaj as 1 për qind me kasë fiskale. Ata që i bëjnë i tregtojnë me shumicë”, theksoi Rama.
Ndërsa referuar kasave fiskale, kompanitë e të cilave operojnë si monopol në treg, kryeministri kërkoi ndërhyrjen e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë për të përcaktuar një çmim të arsyeshëm të produktit dhe kostos së mirëmbajtjes.
“Kasa, që mirë që i blejnë shqiptarët sikur po blejnë kompjuter “Apple” me dedikim nga Steve Jobs, por paskan edhe një limit, kur kalojnë 1800 raporte u duhet të zgjerosh memorien dhe për ta bërë këtë u dashkan 220 mln euro. Ça t’u kërkojmë ne atyre që sheshin në një dyqanë si të vetëpunësuar, të futen në borxhin e jetës për t’u formalizuar”, u shpreh Rama.
Ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha se, në emër të vetëpunësimit është toleruar ligji duke lejuar hapjen e mijëra kioskave. “Mos të mishërojmë nisma sipërmarrjeje apo hapje dyqanesh për hir të punësimit”, tha Jaka.
Top Channel