Adam Levine dëmtohet në qafë

07/09/2015 13:00

Adam Levine duket se ka pësuar një incident serioz. Këngëtari i Maroon 5 ka publikuar një fotografi të tijën ku shihet me një mbajtëse qafe dhe ndërkohë u ka kërkuar ndjesë fansave për shtyerjen e koncerteve në Korenë e Jugut.

“Hej, njerëz. Ndjesë, por duhet ta shtyjmë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij të Instagramit. “Postova këtë fotografi me qafë të mbështjellë që të më mirëkuptoni! Shihemi të enjten”.

Këngëtari dhe grupi i tij momentalisht ndodhen në turneun e tyre “V Tour”, në Korenë e Jugut, ku mendohet të jetë dëmtuar edhe këngëtari.

Top Channel