Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka nisur verifikimin e vonesave për subvencionimin e energjisë elektrike për Personat me Aftësi të Kufizuar, PAK. Ky proces nis pas ankesave të kësaj kategorie të ardhura pranë këtij institucioni.
Përfaqësues të kësaj shoqate paraqitën ankesën për vonesa disa mujore në marrjen e subvencionimit të energjisë elektrike nga ana e personave me Aftësi të Kufizuara. Një tjetër shqetësim i paraqitur prej tyre është edhe përjashtimi nga subvencionimi i energjisë elektrike për ata persona që kanë nënshkruar akt-marrëveshje për pagesa të pjesshme të debive, ndaj OSHEE-së. Një situatë e tillë, konfirmojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar, PAK, ndodh në Tiranë dhe në disa rrethe të vendit.
Veç të tjerash, Avokati i Popullit ka nisur verifikimin edhe për vonesat disa ditore të pagesave për statusin e të verbrit, kryesisht në disa zona të kryeqytetit.
Top Channel