Akuzat e PD, reagon Vasili: Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve

03/09/2015 00:00

Pas akuzave për ryshfet të bëra publike nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili i ka konsideruar shpifje ato.

Duke theksuar se çdo kërkesë e opozitës, që do të bëhet në rrugë zyrtare, do të trajtohet me prioritet në Kuvendin e Shqipërisë, Petrit Vasili ka thënë se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e ka tejkaluar me kohë planin e dorëheqjeve dhe se është e drejtë e Bashës apo cilitdo tjetër si ai, që të dorëhiqen.

“Meta e tejkaluar me kohë planin e dorëheqjeve. Është e drejtë e Bashës apo cilitdo tjetër si ai, që të japin ose jo dorëheqjen. Vërtetësia e shpifjeve të tilla – referuar akuzave të kreut të opozitës, – është si vërtetësia e sondazhit të SOROS-it në vitin 2013”, është shprehur Vasili në reagimin e tij.

Top Channel