Letra e Brahos, merret në pyetje Dritan Prifti

02/09/2015 10:50

Ish-ministri dhe ish-deputeti, Dritan Prifti është paraqitur pak pas orës 10:00 të së premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të dëshmuar në lidhje me pretendimet e paraqitura nga Spartak Braho, në një letër dërguar institucioneve më të larta të vendit, ku flitej për një skenar destabilzimi në vend.

Prifti do të pyetet nga oficerët e policisë me të njëjtin status si Tom Doshi dhe Vojsava Ismailaj, që dëshmuan ditën e mërkurë.

Fillimisht, si Braho ashtu edhe Prifti pritej të paraqiteshin ditën e enjte në zyrat e Policisë së Tiranës, por asnjëri prej tyre nuk është paraqitur. Kreu i Komisionit të Sigurisë ka kontaktuar oficerët e policisë për t’i njoftuar se do të paraqitej në rastin më të parë, Dritan Prifti ka shtyrë për paraditen e sotme.

Edhe Kastriot Ismailaj pritej të merrej në pyetje pasditen e së enjtes, por kjo është shtyrë për një tjetër herë. Zhvillimi më i rëndësishëm në lidhje me këtë çështje mund të konsiderohet lëvizja e Kastriot Ismailajt nga paraburgimi i Fierit në qelitë e burgut 302 në kryeqytet. Lidhur me këtë lëvizje nuk jepet asnjë shpjegim, por besohet se është kryer me arsyetimin “për shkaqe sigurie”.

Nga ana tjetër, mësohet gjithashtu se Prokuroria nuk do të kërkojë tabulatet telefonike të bashkëshortes së Ismailajt dhe Tom Doshit, pasi sipas Prokurorisë, përkundër asaj që shkruan Braho në letrën e tij nuk ka patur asnjë kërcënim nga ana e Tom Doshit ndaj Vojsava Ismailajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA