Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku që mbahet në paraburgim prej muajsh, gati dy javë pasi u refuzua nga Gjykata e Lartë, i drejtohet gjykatës belge duke këmbëngulur që t’i garantojnë të drejtën për të ndjekur procesin penal kundër tij, i cili fillon me 19 tetor në Bruksel.
Në këtë kërkesë që do të depozitohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.
“Aktualisht, nga ana e mbrojtes e deputetit Mark Frroku është përgatitur kërkesa, si dhe dosja përkatëse ku jepen të gjitha vendimet e Gjykatës shqiptare, ose vendimet e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me procedimin penal e cila ka filluar në rrugë ekstraproceduriale, ku ditën e enjte ne do të dorëzojmë në Belgjikë dosjen ku deputeti Mark Frroku do të japë pëlqimin që të marrë pjesë vullnetarisht në gjykatë. Pasi neni 6 i Konventës Europiane, çdo person ndaj të cilit ka një çështje penale duhet të sigurojë të drejtën e mbrojtjes, pjesëmarrjes në gjykim, ka të drejtë të paraqesë dëshmitarët e vetë, duke qënë në pozita të barabarta si me dëshmitarët e akuzës. Ne nuk mund të lejojmë një proces të parregullt ligjor, ku provat të flasin vetëm në emër të akuzës “, tha avokati Saimir Vishaj.
Gjyqësorit belg i kërkohet nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë.
Top Channel