Korçë, gjendet në anë të rrugës trupi i pajetë i një 30-vjeçari

30/08/2015 00:00

Tri ditë pasi ishte zhdukur, një 30-vjeçar nga fshati Cërravë është gjetur i pajetë, në një kanal në anë të rrugës në Qafë Plloçë.

Sipas të dhënave, viktima është Ervin Jonusllari, nga fshati Cërravë, ndërkohë që mendohet se ai ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale.

Burime të policisë bënë me dije se 30-vjeçari, baba i një foshnjeje, ishte larguar dy ditë më parë dhe nuk gjendej nga familjarët.

Sipas tyre, për herë të fundit ai kishte qëndruar në një lokal me disa miq dhe, prej atij momenti, nuk ishte parë më.

Pasi ishte larguar nga lokali, ku ishte me shokët, 30-vjeçari nuk u kthye në banesë. Pas 3 ditësh trupi është gjetur në kanal, bashkë me motorin e tij.

Top Channel