Shembet aneksi i shkollës “Kristaq Rama”; hapet trotuari

29/08/2015 00:00

Mbremjen e së premtes, është shembur nga Bashkia e Tiranës një pjesë e aneksit të shkolles jopublike “Kristaq Rama”.

Një ndërtesë dykatëshe përballë selisë qendrore të shkollës, ishte kthyer në objekt debati për shkak se trotuari para saj ngushtohej.

Pas verifikimit të lejes dhe dokumentave, Bashkia kërkoi hapjen e trotuarit me dy metra gjerësi dhe prishjen e pjesës së ndërtimit që bllokonte kalimin.

Të premten në mbrëmje është ndërhyrë me mjete të rënda për të hapur kalimin në trotuar.

Vetë shkolla do të funksionojë normalisht me nisjen e sezonit të ri arsimor.

Top Channel