Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Kryeministri Edi Rama foli në Vjenë edhe në konferencën e 10-vjetorit të krijimit të komunitetit të Energjisë, që kryesohet aktualisht nga Shqipëria. Ai theksoi nevojën e një tregu rajonal të energjisë.
“Është e logjikshme që burimet energjetike shqiptare që janë të pastra, por ndonjëherë shumë kapriçioze, të jenë komplementare nga burimet e qymyrit të Serbisë, kur është e nevojshme. Një treg i hapur i energjisë mes vendeve të Ballkanit jo vetëm do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, por gjithashtu do të sigurojë çmimet më të lira dhe të favorshme të energjisë dhe marrëveshjet më të mira për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë shqiptare duhet të kapërcehen pengesat e së shkuarës për ndërlidhjen e tregut energjitik. Dhe në ndryshim nga infrastruktura që kërkon ndihmën e BE-së për fonde, tregu i përbashkët energjitik, për Ramën, kërkon vetëm vullnetin e vendeve të rajonit.
“Ne jo vetëm mund të bëjmë foto historike, të cilat nuk janë më të tilla, por së bashku mund të përmirësojmë realisht ekonomitë tona. Jam shumë i lumtur t’ju informoj se në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne jo vetëm ramë dakord për një listë prej 5 projektesh infrastrukturore që janë themelore për rajonin, por gjithashtu miratuam një listë masash që kanë si qëllim që krijimin e tregut rajonal të energjisë, struktura qeveritare, që janë të nevojshme për të maksimizuar fuqinë energjetike të rajonit”, vijoi kryeministri.
Për Edi Ramën, vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer sfidën e energjisë, jo vetëm brenda kufijve të unionit. Sipas tij, këto sfida janë paneuropiane, duke sjellë në vëmendje nevojën e rinovimit të ideve të themeluesve të BE-së, Schuman e Monnet, për t’i aplikuar ato në sektorin më të rëndësishëm, atë energjetik.
“Prandaj, mbështetja e BE-së për planin tonë konkret të veprimit për zgjerimin e sektorit energjetik në rajonin tonë dhe ndërlidhjen energjetike rajonale duhet të jetë prioriteti më i lartë”, tha ai.
Në pikëpamjen e shprehur të Edi Ramës, Ballkani Perëndimor gjithashtu duhet të jetë pjesë e planit të veprimit të BE-së për ndryshimet klimaterike, fenomen i lidhur fort me energjinë. Në rast të kundërt tha ai, rajoni do të përballet i vetëm duke vënë në pikëpyetje superioritetin moral të Europës sa i takon ndryshimeve klimatike.
Komuniteti i energjisë u themelua 10 vjet më parë, me synimin e afrimit të vendeve të rajonit të Europës Juglindore dhe Detit të Zi me Bashkimin Europian, për të zgjeruar tregjet e energjisë së brendshme të BE-së si dhe tërheqjen e investimeve në prodhimin e energjisë.
Top Channel