Rama: Europa të mbështesë projektet e përbashkëta të rajonit

28/08/2015 00:00

Përkundër një pjese të skeptikëve për arritjet e Samitit të Vjenës, kryeministri Edi Rama e vlerëson takimin e liderëve rajonalë me ata europianë për finalizimet konkrete, siç ishin piketat për punën e përbashkët me institucionet financiare europiane për financimin e projekteve.

“Duke vazhduar me fillimin e punës për projektin e fizibilitetit për Korridorin e kaltër, pra, për autostradën e re që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë dhe që do të sjellë të mira të mëdha për ekonominë e vendit tonë, pasi do të sigurojë një lëvizje shumë më intensive, qoftë për njerëzit, për mallrat dhe mënyrë të veçantë për të gjithë ata që janë të dëshiruar ta shohin Shqipërinë si destinacion turistik”, deklaroi kryeministri Rama në një intervistë për Radio Europa e Lirë.

Nga vjena kryeminstri shqiptar komentoi edhe hapjn e negociatave të Serbisë me BE-në.

“Serbia të mos harroni që dritën jeshile për të filluar negociatat e ka marrë kohë përpara por gjithçka ka qenë e bllokuar për shkak të procesit të dialogut me Kosovën. Kushtëzimi me ecurinë e këtij procesi ka bërë që Serbia të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të avancuar në dialog. Kështu që janë dy gjëra të ndryshme. Ndërkohë që unë besoj që ajo që kemi përsëritur mbetet aktuale. Ne me reformën në drejtësi mbyllim të gjitha detyrimet tona dhe pastaj i takon BE-së të vendosë datën për hapjen e negociatave”, shtoi Rama. 

Kryeministri shqiptar u shpreh besimplotë se Kosova do të përfitojë shpejt liberalizimin e vizave, që për Edi Ramen do t’i heqë edhe Europës, siç u shpreh, barrën e këtij turpi të madh.

Top Channel