Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Pak pas përmbytjeve të fillimgushtit në Tetovë të Maqedonisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vizitoi shqiptarët atje, për të cilët qeveria jonë akordoi fond ndihme, së bashku me një sërë institucionesh të tjera shqiptare.
Kryetarja e komunës së banuar me shumicë shqiptare, Teuta Arifi vlerësoi ndihmën e shtetit shqiptar, ndërkohë që për Bushatin ndihma është detyrim kushtetues i Shqipërisë për shqiptarët në rajon.
“Shfrytëzova rastin për ta falenderuar për mbështetjen nga shteti shqiptar në këtë situatë emergjente. Kryqi i Kuq Shqiptar ishte nga të parët që ndihmoi. Kjo tregoi vlerat e të qënit shqiptar”, tha Arifi.
“Për ne është detyrim kushtetues për t’i qëndruar sa më pranë qytetarëve të Tetovës”, u shpreh Bushati.
Shipkovica dhe Recisa e Madhe ishin dy nga fshatrat e banuar nga shqiptarë të goditura më rëndë nga përmbytjet. Ndalesa në këto dy fshatra e ministrit të Jashtëm shqiptar nxori në rrugë të gjithë banorët për të pritur të dërguarin e Tiranës.
Për ministrin Bushati, më i vështirë qe ngushëllimi i familjeve që humbën të afërmit e tyre nga përmbytjet, ndërsa tha se shteti shqiptar do të jetë krah tyre me vëmendjen dhe ndihmën e duhur.
Top Channel