Aksion për lirimin e hapësirave publike në Vlorë

24/08/2015 00:00

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur edhe në qytetin e Vlorës.

Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatimeve pranë Bashkisë, këtë të hënë kanë nisur aksionin në bulevardin kryesor të qytetit për të liruar trotuaret e më tej do të vijojnë në gjithë qytetin.

Kreu i Policisë Bashkiake, Shpëtim Abedini tha se kjo do të jetë e pandërprerë.

Pas heqjes së ambulantëve nga sheshet kryesore, tanimë puna po vijon me bizneset që kanë bllokuar trotuaret dhe rrugët.

Top Channel