Defektet nga moti i keq, OSHEE: I riparuam. Vetëm 500 abonentë, pa drita
19/08/2015 00:00
OSHEE ka njoftuar se ka riparuar defektet e shkaktuara nga moti i keq i ditëve të fundit në vend dhe shton se tashmë situata e furnizimit me energji elektrike është normalizuar.
Sipas OSHEE-së, aktualisht janë vetëm 500 konsumatorë në mbarë vendin që vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë te të gjithë abonentët.
OSHEE njoftoi se ditën e sotme (e mërkurë) është vendosur në punë transformatori i ri, në nënstacionin e Orikumit.
Top Channel