Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në Polici Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private
OSHEE bën të ditur se aktualisht janë pa energji 5 mijë abonentë, për shkak të defektit në tetë fidra. Sipas të dhënave të fundit për situatën energjitike në vend, Operatori bën të ditur se pas 48 orësh është bërë i mundur rregullimi i avarive në 90 % të zonave që patën probleme për shkak të motit të keq.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.
Energjia është rikthyer gjithashtu edhe në Malësinë e Madhe, ku u dëmtua transformatori në nënstacionin e Vukpalajt.
Ndërprerjet e energjisë në Tepelenë do të vijojnë me kërkesë të OST, e cila është duke kryer punime në linjën 100 kV, Ballsh- Memaliaj. Për rreth dy orë, prej orës 09.30- 11.30 stakohet energjia në nënstacionin Kras.
Top Channel