Ligji antiduhan, ISHSH gjobit dy lokale në Tiranë. Kontrolle dhe për librezat shëndetësore

18/08/2015 00:00

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka vijuar inspektimet në lokalet e Tiranës për të parë zbatimin e ligjit antiduhan, por edhe të ligjit për inspektimin sanitar.

ISHSH bëri të ditur këtë të martë se, inspektorët e këtij institucioni kanë konstatuar shkelje të ligjit nga dy subjekte, bar-kafe, në Tiranë. Subjektet u gjobitën me nga 600 mijë lekë.

Po sipas ISHSH-së, shkelje janë konstatuar dhe në zbatimin e ligjit për inspektimin sanitar. U evidentua një rast kur mungonin librezat shëndetësore të punonjësve. Subjekti u gjobit me 30 mijë lekë.

Top Channel