Të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, Gjykata lë në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrin Voskopoja, fshati turistik në pjesën juglindore të Shqipërisë mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj. E ndodhur vetëm 20 km larg Korçës, Voskopoja vazhdon ta ruajë potencialin e saj turistik.
Çdo ditë e më tepër kjo perlë tërheq turistët e huaj ku përveç atyre që ndalen për pak, ka nga ata që kalojnë ditët e tyre të pushimeve duke zëvendësuar bregdetin me klimën malore.
Një çift ka ardhur nga Gjermania ta vizitojë Voskopojën.
“Ne sapo kemi mbërritur nga Gjermania . Në një faqe interneti në Zvicër lexuam se nëse je në rajonin e Korçës me patjetër duhet të shkosh e të vizitosh Voskopojën . Sot është një qytet i vogël, por e shikon të rrethuar nga kultura. Jemi të lumtuar dhe në të njëjtën kohë kurioz, duam ta shohim se çfarë është”, u shpreh djali.
“Nga çfarë kemi parë deri më tani është me të vërtetë shumë bukur. Mezi presim të shohim pjesën tjetër…”, deklaroi vajza.
Përveç të huajve, fshatit nuk i mungojnë as pushuesit nga kryeqyteti apo qytetet e mëdha si Durrësi e Elbasani, ndërsa të pandarë janë qytetarët e Korçës.
Ata tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e saj dhe do të krenohen me të, sepse Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës ballkanike dhe europiane.
“Ajri i pastër, ushqimi bio dhe qetësia këto janë arsyet pse erdha këtu, sepse mund ta kisha zgjedhur edhe plazhin, por zgjodha Voskopojën”, u shpreh një turist shqiptar.
“Kam njëzetvjet që pushoj këtu. Çfarë të mos i dusha Voskopojës? Vij tre-katër herë në vit”, deklaroi një tjetër pushuese në këtë fshat turistik.
“Është viti i gjashtë që vij në Voskopojë, ndërsa këto janë pushimet e dyta në këtë vit. Voskopojën e bënë gjithçka të veçantë”, tha nja tjetër pushuese, e shoqëruar me të bijën.
E ndërsa ajri i pastër dhe natyra të joshin për të qëndruar sa më gjatë në këtë fshat, gatimet tradicionale dhe ushqimi bio mbeten tipari kryesor i menusë së çdo restoranti që gjen në fshat.
Top Channel