Bashkëpunimi i gjashtë DiCaprio-Scorsese

12/08/2015 00:00

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese do të bashkëpunojnë në një film për herë të gjashtë. Aktori 40-vjeçar dhe regjisori 72-vjeçar do të sjellin për ekranin e madh historinë e vërtetë të H.H. Holmes, vrasësit të parë serial amerikan.

Para çeljes së një ekspozite në Chicago në vitin 1893, Holmes dizenjoi dhe ndërtoi një hotel pranë vendit të ekspozitës me qëllim vrasjen e klientëve. Ky hotel kishte dhoma asfiksimi, djegieje dhe varjeje.

H.H. Holmes pranoi 27 vrasje, por mendohet të ketë kryer rreth 200.

DiCaprio dhe Scorsese kanë bërë 5 filma së bashku deri më tani: ‘Gangs Of New York’, ‘The Aviator’, ‘The Departed’, ‘Shutter Island’ dhe ‘The Wolf Of Wall Street’.

Top Channel