Madonna-Swift, së shpjeti një bashkëpunim

11/08/2015 00:00

Taylor Swift ka deklaruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me Madonën. Ylli 25-vjeçar i është bashkuar këngëtares veterane në skenën e “iHeartRadio Music Awards” në fillim të këtij viti për të performuar këngën ‘Ghost Town’ të Madonës dhe tashmë Taylor ka deklaruar se po punon për një projekt të ri muzikor me të, duke lënë kështu të nënkuptohet se mes tyre nuk ka asnjë tension.

Ajo është shprehur: “Madonna dhe unë do të bashkëpunojmë përsëri dhe në këtë mënyrë media do të kuptojë që mes nesh nuk ka asnjë tension apo faktor konkurrence”.

Spekulimet për një tension të mundshëm mes dy muzikanteve nisën të qarkullonin pas publikimit të ‘Bad Blood’ të Taylor dhe ‘Bitch I’ m Madonna’, në videoklipet e të cilave u shfaqën imazhe të famshëm, duke bërë kështu të nënkuptohej se një konkurrencë kishte lindur mes tyre.

Top Channel