Ish i dashuri akuzohet për vdekjen e Bobby Cristina

11/08/2015 00:00

Ish i dashuri i Bobbi Cristina Brown akuzohet se i ka dhënë për të pirë asaj një koktej helmues para se të vdiste. Në një seancë gjyqësore, administratori i banesës ku Kristina jetonte, ka raportuar gjithashtu se ka qënë Nick Gordon ai që e ka zhytur atë në vaskë.

Fëmija i vetëm i këngëtares Whitney Houston dhe këngëtarit Bobby Brown, është ndarë nga jeta më 26 korrik pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në muajin janar.

Por një zëdhënës i avokatit të Gordon ka thënë se ajo seancë gjyqësore ishte shpifëse dhe e pavlerë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel