Rihanna, pushime me Lewis Hamilton

09/08/2015 00:00

Së fundmi nisën të qarkullonin thashethemet se ata janë një çift pasi u fotografuan në festën e karnavaleve në Barbados pranë njëri-tjetrit dhe duket se Rihanna dhe Lewis Hamilton kanë forcuar më tej këto spekulime, pasi janë parë të shijojnë disa ditë pushime së bashku në Karaibe.

Të shoqëruar nga një grup shokësh dhe shoqesh, dyshja duket se po kalon një kohë të mrekullueshme me njëri-tjetrin duke bërë sërf.

Rihanna ka treguar trupin e saj të tonifikuar e veshur me një palë bikini shumëngjyrëshe, ndërsa Leëis kishte veshur një palë të rroba plazhi të zeza.

Top Channel