Perrie harron ish-in, shkëlqen në Los Anxhelos

07/08/2015 00:00

Ajo sapo u nda nga i fejuari, Zayn Malik, por për këngëtaren e “Little Mix”, Perrie Edwards jeta vazhdon dhe duhet të shkëlqejë sa herë të shfaqet në publik.

Madje, duke ecur rrugëve të Los Anxhelosit të enjten, ajo është parë edhe e buzëqeshur. 22-vjeçarja dukej shumë e bukur me një fustan, bluzë dhe një palë syza.

Pamja e saj të jepte përshtypjen sikur Perrie ka tejkaluar situatën ku ndodhet, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Një burim pranë këngëtares ka thënë se ajo po e vuan shumë ndarjen.

“Ai e la atë me një mesazh. Ndarja erdhi në një kohë shumë të papërshtatshme për Perrien, e cila ka shumë angazhime me grupin. Është duke vuajtur shumë”, citohet ky burim nga “The Sun”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel