Thashethemet e fundit për Kendall Jenner dhe Nick Jonas…

06/08/2015 00:00

Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se Kendall Jenner dhe Nick Jonas po shoqërohen me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, dyshja është njohur përmes mikeshës së përbashkët Gigi Hadid dhe të dashurit të saj të ri, Joe Jonas.

Burimet për “Us Weekly” raportojnë se Gigi dhe Joe kanë bashkuar fuqitë për të qënë shkuesit e kësaj marrëdhënieje.

“Gigi dhe Joe po përpiqen ta inkurajojnë këtë marrëdhënie. Gigi dëshiron të shëtisë me Kendall gjatë gjithë kohës dhe mendon se do të ishte perfekte nëse ata do të shoqëroheshin të katërt”, ka thënë burimi.

Pavarësisht axhendave shumë të zëna, përflitet se ata kanë nisur ta njohin njëri-tjetrin duke komunikuar gjatë gjithë kohës përmes mesazheve apo telefonatave dhe duket se kanë një tërheqje të madhe mes tyre.

Top Channel