Lenny Kravitz gris pantallonat gjatë koncertit

05/08/2015 00:00

Pantallonat e Lenny Kravitz janë grisur teksa ai ka qenë duke performuar në skenë ditën e hënë, duke nxjerrë në pah gjithçka për audiencën.

Këngëtari 51-vjeçar është ndjerë në siklet në Stokholm të Suedisë, kur pantallonat e tij të ngushta prej lëkure janë grisur, duke i treguar të gjitha për audiencën, pasi nuk kishte veshur as të brendshme.

Kravitz menjëherë është larguar nga skena për të ndërruar pantallonat, duke i kërkuar ndjesë të pranishmëve për incidentin.

Top Channel