Kosovë, bie numri i bizneseve të reja

05/08/2015 00:00

Numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë ka rënë me 3.7 për qind, ndërsa numri më i madh i sipërmarrjeve të regjistruara, 97 për qind, ka të punësuar jo më shumë se 4 punëtorë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Stastikiave të Kosovës, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë regjistruar 2.487 sipërmarrje, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 2.582, ose 95 njësi më pak.

Sipas ASK, në shumicën e tyre numri i të punësuarëve është nga 1 deri në 4, ndërsa janë vetëm dy kompanitë që kanë të punësuar nga 50 deri në 249 vetë.

Gjithashtu rezulton se asnjë sipërmarrje e re e regjistruar në këtë tremujor nuk ka punësuar mbi 250 njësi.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të bizneseve të reja në nivel komunash, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina, e ndjekur nga Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Peja dhe Mitrovica.

Ndër aktivitetet ekonomike më të preferuara po gjatë kësaj periudhe ishin: tregtia, shërbimet ushqimore, bujqësia, pylltaria, ndërtimi, transporti, etj.

Top Channel