Modelja që ka refuzuar Cristiano Ronaldon

04/08/2015 00:00

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo është refuzuar nga një modele australiane gjatë turneut të tij “Down Under”.

30-vjeçari ka insistuar të takonte Aline Lima, pavarësisht se ajo i kishte treguar se kishte të dashur. Ai madje i ka kërkuar asaj t’i dërgonte fotografi gjatë kohës që ishte në palestër.

Bukuroshja australiane ka refuzuar kërkesën e tij duke thënë se nëse do i dërgonte ato fotografi, i dashuri do të mërzitej.

Por, duket se kjo gjë nuk ka qënë aspak problem për futbollistin, i cili është shprehur se askush nuk do e dinte për atë çfarë do ndodhte mes tyre.

Top Channel