LIVE/ Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë, rrezikohet edhe një biznes
Disa vatra të reja zjarri janë shfaqur prej ditësh në Malin e Tërnovës të komunës Zerqan, në rrethin e Bulqizës. Zjarri, i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era, është përhapur me shpejtësi në të gjithë shpatin e malit, duke përshkuar rreth 100 hektarë pyje.
Sipas burimeve, zjarri është konstatuar nga banorët e fshatrave të kësaj komune, të cilët kanë lajmëruar dhe autoritetet përkatëse për marrjen e masave. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm për shuarjen e zjarrit forca të policisë së komisariatit të Bulqizës, po ashtu dhe të zjarrfikëses dhe ata të Policisë Bashkiake të ndihmuar dhe nga banorët e zonës.
Zjarrfikësja e vetme që ka në dispozicion rrethi i Bulqizës e ka patur të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Sipas policisë lokale të Bulqizës, shuarja e flakëve është e pamundur dhe kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri për shuarjen e tij, pasi zjarri i fuqishëm po i afrohet Liqenit të Zi, ku sipas ekspertëve, zjarri po sjell dëmtime serioze edhe për banorët e fshatrave të komunës Zerqan.
Ndërkohë, Policia e Bulqizës ka nisur hetimet dhe dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme, por nuk përjashtohet rasti dhe pakujdesia e ndonjë bariu që kullot bagëtinë në këtë territor. Policia dhe Shërbimi Pyjor i rrethit të Bulqizës i bëjnë thirrje banorëve të kenë kujdes që të mos përdorin lëndë ndezëse në këto zona, pasi një pakujdesi e vogël e tyre mund të bëhet shkak për zjarrvënie.
Top Channel