Dashuria e modeles me këngëtaren, mediat komentojnë lidhjen Maxwell- Cyrus

25/07/2015 00:00

Ajo me siguri është një nga fytyrat më të bukura të Victoria’s Secret . Stela Maxwell, menjëherë ka pushtuar pasarelat dhe setet fotografike, që pas shpalljes si ëngjëlli i ri i linjës së modës Victoria’s Secret.

Momentalisht 24-vjeçarja me linja thuajse perfekte ndodhet në Romë sëbashku me koleget e saj për të realizuar reklamën më të fundit për veshjet e brendshme. Ajo ka pozuar krah ikonave të Victoria’s Secret si Martha Hunt, Alessandra Ambrosio apo Adriana Lima.

Por mediat  kanë komentuar edhe në një aspekt tjetër këtë angazhim të bukuroshes britanike. Me siguri shkruan Daily Mail këto foto do të bëjnë xheloze të dashurën e saj : këngëtaren e mirënjohur Miley Cyrus, të cilën e ka lënë pas dore për t’u marrë me projektet e saj. Ndërkohë Miley ka postuar foto nga pushimet të cilat duket se po i kalon vetëm me shoqërinë.

Lidhja e tyre është bërë zyrtare në muajin prill, ku të dyja vajzat nuk e kanë fshehur më homoseksualitetin e tyre. “Unë jam e hapur ndaj çdo personi të rritur që është i gatshëm për të më dashur mua”, është shprehur modelja 24-vjeçare, e dashura e parë zyrtare e Miley Cyrus.

Top Channel