Publikohen fotot e reja të Kim Kardashian

24/07/2015 00:00

Asnjë nuk bën foto si Kim Kardashian. 34-vjeçarja ka pozuar për kompaninë e pijeve energjike “Hype” duke u shfaqur shumë seksi.

Fotot që janë bërë para se Kim të njoftonte për shtatzaninë e saj të dytë, e shfaqin atë me veshje, modele flokësh dhe në ambiente të ndryshme.

Kim është njëra nga femrat më të kërkuara për reklama aktualisht, kjo edhe për shkak të formave dh famës që e bëjnë njërën nga personalitetet më të ndjekura nga revistat rozë.

Kardashian është e martuar me reperin Kanye West dhe ka një vajzë, ndërsa familja pritet të shtohet me një tjetër anëtar së shpejti, por kësaj radhe me një djalë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel